Secondary Adv

Shqiptarët rrisin kursimet: Depozitat bankare u zgjeruan në lekë dhe në euro

Rriten depozitat si në leke dhe në euro.

Të dhënat e Bankës së Shqiperisë konfirmojnë se kursimet e shqiptarëve bankare në monedhën vendase, në fund të muajit maj ishte 645 miliardë lekë, me një rritje prej 5 miliardë lekë më shumë se në muajin prill 2025.

 

Peshën kryesore vijon ta mbajnë kursimet e bizneseve por po kursimet i kanë shtuar edhe qytetarët.

 

Ndërkohë stabilizimi i kursit euro lek gjate këtij viti duket se ka rikthyer vëmendjen për kurime në euro.

 

Totali i depozitave bankare në monedhën euro arriti në 8,1 miliardë euro dhe me bazë vjetore duke u shtuar me 618 milionë euro, ose 8,2% më shumë.

 

Shtimi i depozitave është regjistruar edhe pse tashmë  normat e interesit janë ulur sin ë lekë dhe në euro.Ulja e normës së interesit jep efekte direkte në fitimin e qytetarve dhe bizneseve nga depozitat por kjo nuk i ka dekurajuar ata .Edhe kredia ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë muajit maj.

 

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë muajit maj sektori I turizmit ka përfituar më  tepër kredi nëse e krahasojmë me një vit më parë  duke pësuar gati një dyfishim.

 

Sipas Bankës së Shqipërisë vetëm në një muaj u aprovuan 2.17 miliarde kredi nga bankat.Nga të dhënat rezulton se edhe huaja e re ëshët rritur duke  arritur në 22.9 miliarde leke. /abcnews.al


Më të lexuarat